Kufizimi i së drejtës për informim

E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm: a) të drejtën për një jetë private; b) sekretin tregtar; c) të drejtën e autorit; ç) patentat.  E drejta e informimit kufizohet në rast se dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm: a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar; b) parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale; c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor; ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike; d) formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit; dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor; e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e politikave publike; ë) mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërkombëtare ose ndërqeveritare.  f) drejta e informimit kufizohet, dhe në qoftë se përhapja e informacionit do të shkelte sekretin profesional të garantuar nga ligji.  g) drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar.