TË DHËNA TË PËRGJITHSHME


 

Bashkia e Vau-Dejës bën pjesë në Qarkun e Shkodrës, me distance 20 km nga Shkodra, 92 km nga Tirana dhe 81 km nga Airoporti i Rinasit. Ajo ka një sipërfaqe prej 468 km² ku 10 465 ha janë tokë bujqesore. Bashkia   e  Vau-Dejës kufizohet në veri dhe në perëndim me bashkinë e Shkodrës, në lindje me bashkinë Fushë-Arrëz  ndërsa në jug me bashkitë Pukë dhe Lezhë.

Ajo përbëhet nga 6 njësi administrative me një popullsi prej 49 399 banorë, përkatësisht: Vau-Dejës me 12 669 banorë, Bushat me 23 834 banorë, Vig-Mnelë me 2 177 banorë,Hajmel me 6 300 banorë, Temal me 2 520  banorë dhe Shllak me 1 899 banorë.

Bashkia e re ka nën administrimin e saj qytetin e Vaut te Dejes, 47 fshatra dhe zgjerohet në 5 komuna.

Aktivititeti kryesor ekonomik eshte bazuar ne bujqësi dhe blegtori, biznesi i vogel dhe sherbimet.

Vau-Dejes gjithashtu ka nje zhvillim në sektorin e prodhimit te energjise ,me hidrocentralin e Vaut të Dejës, të Komanit, me HEC-et Ashta 1 dhe Ashta 2 .

Ne bashkine e Vau te Dejes ndodhet dhe Lanfilli rajonal I bushtat Bushatit ,si pike grumbulimi dhe perpunimi I mbajtejve për rajonin Shkodër-Lezhe.

 

E veçantë për këtë bashki është ekzistenca e sipërfaqeve të konsiderueshme ujore, qe perben nje pasuri natyrore të vlerfshme për zonën,ku dominon liqeni i Vaut të Dejës, lumi Drin dhe lumi Gjadër.

Zhvillimi i turizmit natyror gjithashtu është një mundësi e rritjes ekonomike të kësaj zone, pasi në liqenin e Vaut të Dejës gjenden kështjellat “Shurdhah”, “Sarda”, “Dalmicë”, “Danja”, “Kalaja e Vigut”, Qendra Muzeale “Ndre Mjeda”,  objektet fetare , kisha e “Shen Markut”, “Shen Kollit”, e “Shen Rrokut” si dhe xhamia e Bushatit, xhamia e  Kosmacit dhe ajo e Melgushes, ndër më të vjetrat në Ballkan të cilat ende sot mbartin vlera historike dhe arkeologjike. Liqeni i Vaut të Dejës mund të kthehet gjithashtu në një burim të rëndësishëm turistik, në rast se rikthehet transporti për qëllime turistike nga Vau i Dejës deri në Koman.

PROFILI I BASHKISË


 

Bashkia e Vaut të Dejës zgjerohet me 5 komuna, të cilat merren kryesisht me bujqësi, ndërsa zona ka resurse të konsiderueshme ujore. Në të ndodhet hidrocentrali i Vaut të Dejës,Koman si dhe HEC-et Ashta 1 dhe Ashta 2, të ndërtuara me koncesion privat gjatë viteve të fundit.
Komuna e Bushatit, e cila i shtohet Bashkisë së re është një zonë e njohur për prodhimet bujqësore dhe ka një aktivitet jo të vogël në eksportin e zarzavateve. Nga ana tjetër, Komunat Shllak dhe Temal gjenden në anën tjetër të liqenit të Vaut të Dejës dhe pa lidhje historike me bashkinë e re. Këto dy komuna janë veçanërisht të varfra me tokë për shkak se një pjesë e konsiderueshme e tyre është përmbytur nga liqeni i Vaut të Dejës.
Para viteve 90, shumica e banorëve në Vaun e Dejës punonin në hidrocentral, në fabrikën e bakrit si dhe në kooperativa bujqësore. Ndërkohë që zhvillimi ekonomik aktual mbështetet kryesisht në bizneset e vogla të shërbimit, të cilat janë të pozicionuara kryesisht në qytetin Vau e Dejës. Niveli i papunësisë është i lartë, ndaj edhe një pjesë e madhe e popullsisë gjendet në emigrim, kryesisht në shtetet e Italisë dhe Greqisë.

NJESITE-VENDORE-te-ndara-56E veçantë për këtë bashki është ekzistenca e sipërfaqeve të konsiderueshme ujore, ku dominon liqeni i Hidrocentralit të Vaut të Dejës, lumi Drin që vazhdon në shtratin e tij të vjetër që nga pengesa e digës së Hidrocentralit si dhe lumi Gjadër që shkëputet nga lumi i parë, rreth 1 km në juglindje të qytetit të Vaut të Dejës. Pasuria e madhe ujore e bën gjithashtu zonën të prekur nga përmbytjet. Zhvillimi i turizmit natyror është një mundësi e rritjes ekonomike të kësaj zone, pasi në liqenin e Vaut të Dejës gjenden kështjella dhe kisha ndër më të vjetrat në Ballkan, të cilat ende sot mbartin vlera historike dhe arkeologjike. Liqeni i Vaut të Dejës mund të kthehet gjithashtu në një burim të rëndësishëm turistik, në rast se rikthehet transporti për qëllime turistike nga Vau i Dejës deri në Koman.