Ky objekt mori Statusin si Qender Muzeore kushtuar Ndre Mjedes dhe u shpall zonë e mbrojtur me Vendim Nr.53 datë 22/02/2012. Kompleksi përbëhet nga kisha dhe nga qela (shtëpia ku ka banuar rreth 30 vite Ndre Mjeda) dhe ndodhet në fshatin Kukel të Njësisë Administrative Bushat. Kompleksi është ideuar dhe projektuar nga vete Mjeda, sipas stilit neoklasik. Qela është e ndërtuar në vitin 1906 dhe kisha në vitin 1913.
Në vitin 1962, banesa u kthye në shtëpi-muze, si dege e Muzeut te Shkodrës, ku pati të ekspozuara pjesë nga gjërat personale të Mjedës, si materiale fotografike, shkrime studimore, botime librash etj. Në vitin 1991 shtepia-muze “Ndre Mjeda” u mbyll dhe gjithe materialet e ekspozuara u dërguan në Muzeun Historik të Shkodrës. Në vitin 1993 në kishën e Kuklit shërbyen misionaret e Nënë Terezës, të cilët bënë një shtesë ngjitur me qelen nga ana e pasme e saj, si dhe në hapësirën ndërmjet kishës dhe qeles duke i lidhur këto dy objekte.
Banesa është e ndërtuar me mur guri dhe e mbuluar me çati me konstruksion druri dhe tjegulla vendi. Gjithashtu edhe ndërkati i banesës është i ndërtuar me konstruksion druri, trarë druri mbi të cilët është vendosur dyshemeja e drurit e katit të sipërm si dhe është fiksuar tavani i katit përdhe. Dyshemeja e katit përdhe është e shtruar me çimento.