Njësitë Administrative (Rajonet)

Njësitë Administrative (Rajonet) ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas shtrirjes gjeografike mbi komunitetin qytetar në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi si dhe përgjigjen për sigurimin e veprimtarisë jetësore në territorin nën juridiksionin e tyre. Ndjekin zgjidhjen e problemeve të lindura në komunitetin e rajonit.
Informojnë me shkrim drejtoritë dhe Kryetarin e Bashkisë për problemet që dalin në Rajon, zgjidhja e të cilave është jashtë kompetencave të tij.
Presin kërkesat dhe ankesat e qytetarëve.
Përcjellin në Drejtorine e Urbanistikës proces-verbalet për shkelje të kushteve ligjore urbanistike të konstatuara në objektet e ndërtuara në Rajon dhe nëpërmjet saj në Policinë e Ndërtimit dhe Policinë e Rendit.
Në bashkëpunim me punonjesit e rendit në rajon, brenda kompetencave ligjore, kërkojnë zbatimin e ligjshmërisë për sigurimin e rendit e të qetësise publike.
Lëshon dokumenta me vlerë ligjore (vertetime) për probleme që i kanë në kompetencë, mbështetur në verifikimin në vend e mbi bazën e dokumentave të pakundërshtueshëm autentik të qytetarëve brenda 7 ditëve.