Historia e Bashkisë

Historiku i zhvillimit të zonës

Qyteti Vau-Dejes ka qenë një qytet I vogël dhe shumë I lashtë me emrin <<Danja>> që I përket vitit 1127. Ekzistojnë troje të vjetra të kështjellës dhe kishës së Shën Markut ndër më të vjetrat në Ballkan,që sot kanë vlera arkeologjike për studime historike.

Vau i Dejës ka të bëjë me qytetin tashmë të zhdukur të Dejës. Deja (ose Danja) ka qenë qytet mesjetar shqiptar shumë i rëndësishëm me një histori vërtet interesante. Qyteti u ndërtua në shek.XI-XII në pikën ku del Drini nga malësitë. Zotëronte rrugën e karvanëve dhe vilte të ardhura të shumta nga doganat që paguheshin për kalimin e Vaut të Dejës. Nga fillimi i shekullit XIII qëndroi nën sundimin e feudalëve serbë. Këtu u fuqizua familja feudale e Zahariajve. Me formimin e principatës së Balshajve, Deja u bë pjesë e saj. Më 1396, Gjergji II Balsha ia kaloi qytetin Venedikut. Në vitet 1423-1443, Deja kaloi dy herë në dorë të osmanëve për tu çliruar në 1443 pas kryengritjes së përgjithshme antiosmane. Zotërimi i Dejës u bë shkak konflikti midis feudalëve N.Dukagjini dhe L.Zaharia në 1445. Pas vrasjes së këtij të fundit, qyteti iu ridorëzua nga e ëma e tij, Venedikut. Ishte pikërisht kërkesa e Skënderbeut që Venediku t’i dorëzonte Dejën që shkaktoi luftën mes tij dhe Venedikut. Skënderbeu e rrethoi në 1447-1448, por nuk e mori dot. Qyteti qëndroi nën Venedikun deri në 1479, kur e ripushtuan osmanët. Pas kësaj, ai nuk u rimëkëmb më. Sot mund të shihet ende Kalaja e Dejës, brenda së cilës janë gërmadhat e një kishe.

Në pjesën e poshtme të lugut te Shën Markut (ish vendodhja e stabilizimit të kinezëve) cdo vit ditën e Shën Markut me 25 prill bëhej një panair I madh ku merrnin pjesë e gjithë Zadrima dhe tregetarët e qytetit të Shkodrës të cilët tregtonin të gjitha llojet e mallrave qoftë bujqësore,blegtorale,si dhe vegla pune primitive të asaj kohe të cilat në të gjitha ditët e vitit nuk  gjendeshin pas meshe,njerezit blinin tek ky panair.Kjo vazhdonte deri në orët e vona te datës 25 prill.

Ne cep te panairit ishte një ndërtesë e bërë nga inxhinieri Italian “Muci” I cili ishte përgjegjës I ndërtimit të rrugëve Lac-Pukë. Ai ndërtoi këtë shtëpi dy-katëshe për familjen e tij gjatë kohës së banimit të tij në Shqipëri  e që më vonë shërbeu për popullin e Dejës si ambulancë,e më vonë spital po në Dejë.

Kjo është kalaja më e hershme ilire me prijës Leke Zaharine I cili ishte bashkëpunëtor me Gjergj Kastriotin  me principata deri në kufi me Dukagjinin,Lezhe,Puke e Mirdite që përkojne edhe sot qendrës së fortë kundra turqëve dhe Venedikut.

Ketu është bërë lufta më e madhe ku është vrarë  Lek Zaharia me venedikasit dhe shumë luftëtarë të kësaj zone,ku u derdh shumë gjak.

Lek Zaharia u varros ne Kishen e Shen Mrise ne Vau-Dejës ku është rindërtuar sot.

Gjithashtu ndodhet dhe ishulli I Shurllahut I cili është monument I kategorisë së parë dhe ka vlera historike dhe arkeologjike si dhe është zonë që ka prioritet për zhvillimin e turizmit.

Vendbanim I hershëm,vend thesaresh te medhenj,sidomos I shume kishave qe numerohen 365-Elter,ku cdo ditë do shihej meshë në Elter.

Zadrima e epërme bën pjesë në ultësiren perëndimore të Shqipërise dhe ka një pozitë mjaft të favorshme për zhvillimin ekonomik të  saj. Përshkohet nga 2 lumenj,Drini dhe Gjadri të cilët në periudhën e dimrit sillnin dëmtime mjaft të mëdha.

Nëpërmjet grykave të këtyre lumenjve,fryn murlani një erë e fuqishme dhe e thatë e cila shkakton dëme të mëdha në bujqësi. Afërsia  që ka me detin Adriatik bën që puhitë e detit te vijnë deri në këto vise.

Në Zadrimën e Epërme bën pjesë Hajmeli,Pistulli,Shelqeti,Kaca,Naraci,Mjeda e qyteti Vau-Dejës.

Për resurset që ka dhe pjellorinv e tokës u vu re edhe nga pushtuesit e huaj.

Si krahinë e rëndësishme e Shqipërise veriore del e pranishme në shumë relacione dhe dokumenta të hershme.

Nisin që në shekullin XII-XIII,kur Ana Komena përmend ndër të tjera,fushen e Zadrimës e veprimet luftarake të Romës së Bizantit. Ajo shënon <<Ajo eshte nje trevë me zhvillim bujqësor>>. Në një dokument te vitit 1402  shkruhet se kjo krahinë veriore është e pasur me drithëra duke konkuruar dhe Venedikun prandaj Venedikasit vendosen monopolet.

Kalaja e Sardes dhe e Danjës janë dy kala antike që I japin emër zonës tonë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare,kala të cilat u shkatërruan nga turqit.

Vau Dejës-I ishte një zonë strategjike  për vetë faktin se kalonin rrugët antike për tu lidhur me Lindjen dhe Perëndimin. Nga Lisusi vinte rruga e vjeter romane nëpër Nenshat,Hajmel duke kaluar pastaj ne Laç e në Qafë të Gurit dhe nëpërmjet grykës së Gomsiqes kalonte në Pukë(Via Pucaea).

Vau Dejës është një qendër që daton në  kohërat e hershme ilire dhe vërtetësia gjendet tek gjetja e shumë varrezave Ilire.

Nga Shkodra nëpërmjet lundrave primitive kalonin në stacionin doganor te Vau Dejësit në <<Castelin e Vigut>> për në Orosh e Naims.

Në udhëtimin që bën Prashniker(Arkeologu Austriak)  thotë:

Rruga e parë që duhej të merrej për të shkuar në Vau Dejës (1916) ishte e veshtirë ,duke kaluar me lundër primitive dhe u gjendëm përballë një fshati të djegur nga Serbët(Mjeda). Vazhduam rrugën nga Laçi dhe pamë se në mes te Laçit e Naraçit kishte <<Tuma>> te cilët ishin 2 metra të larta me një perimetër 15-20 m.

Pra siç shihet zona e Vau-Dejësit njihej që në antikitet me një zhvillim ekonomik  mjaft të madh.

—————————————————————————————————————————————————————

Shurdhahu

Qyteti mesjetar Sarda, sot kalaja e Shurdhahut ndodhet një ishull të liqenit Vau-Dejës afërsisht 16.09 km nga qyteza e Vau-Dejësit dhe 6.4 km nga fshati Rragam i cili ndodhet 9 km nga qyteti i Shkodrës. Zona përreth kësaj qendre kulturore është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike dhe historike. Këtu ndodhet vendbanimi i hershëm i Gajtanit (Shpella e Gajtanit), vendbanimi i Jubanit (Shpella e Jubanit), Qyteza e Gajtanit, kalaja e Danjës, kalaja e Dalmacës.

Histori

Qyteza e Sardës deri në fund të shek. XV ka qënë një qendër e rëndësishme kulturore dhe pikë takimi i tre kulturave kryesore të gjithë trevës së veriut, kulturës së Malësisë, të kulturës së Mirditës dhe të Zadrimës të cilat me karakteristikat e veçanta që i dallojnë nga njëra tjetra u kanë rezistuar kohës dhe rrymave kulturore të huazuara nga pushtues të ndryshëm

Për këtë qytezë kanë shkruar shumë studiues të huaj si Ippen, De Grandi, J. G. Hahn dhe studiues arkeologë shqiptarë, të cilët e kanë vlerësuar si një mbartës të kulturës Ilire. Vetë emri i saj i transformuar në Shurdhah ka origjinë Ilire nga qyteti i Sardis, këtu janë gjetur rrënojat e një kalaje romake të shek 6 – 8 p.e.s. Sarda ka qenë një stacion pushimi në rrugën e vjetër të Dardanisë. Në vitin 877 ka qenë qendër e krahinës së Polatit që përfshinte malësitë në të anët e Drinit nga Liqeni i Shkodrës deri në Kukës. Sarda dikur një qytezë përbri Drinit, si një gadishull strategjik dhe si një pikë ndërlidhëse me rrugën e vjetër Gjakovë-Shkodër-Ulqin, ishte vendbanim i familjes të madhe feudale të Dukagjinëve ku ata ndërtuan pallatin mbretëror; sot një qytezë e pabanuar e rrethuar me kurorën e bukur të ujit të kristaltë të Drinit, është kthyer në një ishull interesant dhe në një pikë të rëndësishme turistike; çfarë ka mbetur sot: përbëhet nga hyrja kryesore e pallatit dhe një kishë e arkitekturës Romake. Nga pika më veriore deri tek skaji jugor gjatësia është ~393m. Uji i liqenit, malet dhe kodrat përreth me gjelbërimin e tyre, krijojnë një Peizazh me bukuri të rrallë, duke i dhënë këtij ishulli vlera të mëdha ekoturistike.

Kur flitet për Shurdhahun si një pikëmbërritje turistike është e pamundur që ta ndash nga liqeni artificial i Vaut të Dejës dhe brigjet e tij piktoreske. Ndërtimi i Liqenit të Vaut të Dejës (sip. 24,7 km²) gjatë regjimit komunist më 1971, për ishullin e Shurdhahut patjetër që ja qënë dhe është një mundësi me vlera që i tejkalojnë dëmet që ka sjellë në trashëgiminë e tij historike. Liqeni me ujin e tij të pastër krijon mundësi për një udhëtim të veçantë dhe mjaft të këndshëm. Ai ka mbuluar murin rrethues të kalasë së Shurdhahut. Megjithatë, përsëri muret e mbetura të kishave dhe të kalasë janë mjaft domethënës dhe që bien lehtë në syrin e vizitorit.

Liqeni i Vaut të Dejës që rrethon Shurdhahun me ujërat e tij, shtrihet thellë nëpër lugina dhe udhëtimi gjatë brigjeve të tij të ofron pamje piktoreske dhe të veçanta ku ndërthuren uji i liqenit, bimësia përreth dhe kafshë t’egra që rriten aty dhe shkëmbintë gëlqeror që janë herë të thepisur herë jo. Udhëtimi në liqen mund të fillohet nga diga e H/C të Vaut të Dejës ose nga diga e Rragamit. Gjatë rrugës mund të shihet dhe mësohet për Kalanë e Danjës në të cilën gjendet Kapela e Zonjës së Dejës e ndërtuar nga Gjergj Kastrioti pas një fitoreje mbi ushtrinë venedikase në malin e Shën Markut, në majë të të cilit është kjo kala e vogël. Më pas vazhdohet të shihet fshat i Sheldisë i famshëm për duhanin e tij, por që ka dh një kishë të ndërtuar mbi një kodër.

Nga Shurdhahu mund të shkohet tek Shpella e Pëllumbave në veri që ofron një pamje të bukur si në vendndodhje ashtu dhe gjatë udhëtimit. Shurdhahut përbën një potencial të rëndësishëm të zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Ky destinacion i ofron turistëve të huaj dhe vendas shumë mundësi argëtimi: peshkim, kanotazh, piknik, shëtitje me lundra në itinerare të tilla si V. Dejës-Lisna-Shurdhah-Shpella e Pëllumbave, etj